Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar krijimin e nje qeverie te përkohshme antimafia si e vetmja zgjidhje per situatën e renduar ne vend sipas tij. Ne përfundim te mbledhjes se grupit parlamentar demokrat, Basha ka theksuar se aksioni politik i opozitës do te fokusohet tek problematika e drogës dhe krimit, duke ironizuar deklaratat e kryeministrit Rama per luftën kundër krimit.

 

“Zgjidhja e vetme është largimi një orë e më parë e Edi Ramës, një qeveri antimafia, e cila të shkëpusë, të shembë, lidhjet e politikës me krimin. Këtë nuk mund ta bëjë Edi Rama me marrëzirat që këput me “planet sekrete”. Planet kundër krimit gjithmonë janë sekrete. Kujt ia shet këto dëngla. Plan sekret që e di Edi Rama, nuk është plan kundër krimit.”

 

Po kur pritet mbledhja e pare e komisionit te reformës zgjedhore, Basha e ka kushtëzuar edhe kete reforme me largimin e qeverise Rama.

 

Reforma zgjedhore do të fillojë atëherë kur vendi të ketë një qeveri antimafia, e cila në vend që të përdorë kriminelët dhe paratë e drogës për të blerë vota, t’i çojë ata para drejtësisë dhe ti lerë shqiptarët të vendosin të lirë me votën e tyre qeverisjen dhe qeverinë që dëshirojnë.”

 

Ne mbledhjen e strukturave te demokrateve është diskutuar edhe çështja e mandatit te prokurorit te përgjithshëm. Basha ka preferuar te shmange pozicionimin pro apo kundër Adriatik Llalles, por ka bere te qarte se opozita nuk do te lejoje kapjen e institucionit te akuzës.

 

Qëndrimi ynë është respekti i plotë për Kushtetutën dhe ligjet e paketës në drejtësi. Dhe nuk do të lejojmë asnjë keqinterpretim në funksion të kapjes së Prokurorisë dhe presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorëve për të ndalur hetimet e të paprekshmëve dhe në veçanti të peshqve të mëdhenj.”

 

Partia Demokratike sheh me shqetësim vonesën ne ngritjen e Këshillit te Larte te Prokurorisë, i cili ben përzgjedhjen e kandidateve per postin e Prokurorit te Përgjithshëm, duke hedhur dyshime qe kjo vonese mund te jete e qëllimshme per te kapur institucionin e prokurorisë duke çuar nje person qe miratohet me shumice te thjeshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *