E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Qemal Stafa nuk është hero”/ Braçe shpërthen keq ndaj drejtorit të Arkivave

Pas deklaratës së drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido, i cili tha se Qemal Stafa nuk ka bërë asnjë akt patriotik, por është thjesht një “mit absurd”, ka sjellë reagimin e zv.kryeministrit, Erion Braçe.

 

Reklamë

Përmes një postimi në rrjetet socialie, Braçe ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate, duke shkruar se Qemal Stafa nuk është një mit, por luftëtar dhe dëshmor i atdheut.

 

Reklamë

Postimi  i plotë: 

QEMAL STAFA NUK ESHTE NJE MIT!

QEMAL STAFA ESHTE NJE IDEALIST!

QEMAL STAFA ESHTE NJE LUFTETAR!

QEMAL STAFA ESHTE NJE
HERO I POPULLIT!

QEMAL STAFA ESHTE NJE
DESHMOR I ATDHEUT!

Ne kohen e tij dy zgjedhje kishe;
OSE FASHIST E NE ERRESIREN E URREJTJES, DHUNES E BARBARISE MBI TE NDRYSHMIN SI INDIVID DHE SI SHOQERI,

OSE I MAJTE, KOMUNIST PERBALLE FASHIZMIT NE NJE BETEJE HUMANE PER LIRI, CLIRIM E PAVARESI!

Kjo eshte e verteta per
Qemal Stafen e plot te rinj idealiste, mendjehapur e mendjendritur,
ANTIFASHISTE qe i dolen zot vendit, popullit te tyre!

IDEALISTET, HERONJTE, DESHMORET MBETEN PERJETE!

Drejtoret vene e vijne dhe shpesh si kujton kush; tani jane ne piken kur duhet te vene pa kthim!

Ne kete vend kultura e delegjitimimit te cdo vlere kombetare, cdo heroi e deshmori,
duhet te marre nje pergjigje me ne fund!

FASHIZMI NUK ESHTE OPINION,
POR KRIM!

Vazhdo të lexosh

Reklamë