Policia e Dibrës ka arrestuar 7 persona dhe 1 tjetër është proceduar penalisht, pasi dyshohet se janë autorë të një sërë vjedhjesh.

 

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas e kanë fshehur armën në pyll.

 

Në kuadër të operacionit “Soponika”, në pranga përfunduan:

 

K.C., 23 vjeç, banues në Arras;

S.Xh., 18 vjeç, banues në Arras;

A.Gj., 21 vjeç, banues në Kastriot;

Xh. B., 28 vjeç, banues në Laçes;

D.B., 21 vjeç, banues në Laçes;

G.D., 24 vjeç, banues në Kastriot;

T.Xh., 42 vjeç, banues në Fushë Çidhen;

 

Po ashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. B., 29 vjeç, banues në Fushë Çidhen.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, si dhe 6 motorsharra të vjedhura. Kallashnikovi me të cilin qëlluan në ajër u gjend i fshehur në pyll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *