Pas takimit me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden në Gjenevë, Vladimir Putin ka mbajtur një konferencë për mediat.

 

Ai zbuloi se është arritur marrëveshja që ambasadorët respektivë të rinisin detyrat e tyre diplomatike.

 

“Ramë dakord që ambasadorët të kthehen në poste. Nuk ka patur armiqësi, por kemi diferencë pozicionesh”, tha Putin.

 

Pas rritjes së tensioneve, ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, dhe ai amerikan në Rusi, John Sullivan, u rikthyen në vendet e tyre disa muaj më parë.

 

Po ashtu, ranë dakord edhe për “sigurinë kibernetike”.

 

“Sa i përket sulmeve kibernetike, kemi pranuar të komunikojmë për këtë temë. Numri më i madh i sulmeve kibernetike në botë ndodhin nga SHBA, më pas Kanada, Britania dhe Rusia nuk është fare në këtë listë. Kemi marrë 10 kërkesa nga SHBa për sa i përket sulmeve kibernetike, u kemi dhënë përgjigje të gjithave. Ne kemi dërguar 5 dhe këtë vit 35 kërkesa të tilla dhe s’kemi marrë asnjë përgjigje. Ndaj ka shumë gjëra për t’u bërë. Pranojmë se epoka e sigurisë kibernetike është shumë e rëndësishme.”

 

Kur u pyet për udhëheqësin e opozitës së arrestuar Alexei Navalny, Putini bëri thirrje për mbulim të paanshëm mbi incidentin. “Ky person e dinte që ai shkeli ligjin që ekziston në Rusi dhe ai është një shkelës i përsëritur”, tha Putin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *