E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 18 minuta më parë
Vendi

Punonjësit, tre muaj pa paga/ Porti i Shëngjinit ndodhet në vështirësi financiare

Punonjësit e Portit të Shëngjinit janë ngritur sërish në protestë, pasi nuk janë paguar prej 3 muajsh.

 

Reklamë

Tubimit të tyre iu bashkuan edhe drejtues të Konfederatës së Sindikatave që kërkuan t’i jepet zgjidhje situatës.

 

Reklamë

Në këtë ndërmarrje janë 117 punonjës të cilët kanë shprehur shqetësimin per mos marrjen e pagave. Pak ditë më parë ata protestuan duke paralajmëruar bllokim të punes.

 

Drejtuesit e portit janë shprehur se nuk kane fonde dhe se kanë kërkuar ndihmë nga Autoriteti Portual në Durrës  për të zgjidhur problemin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë