Një rast i ri me COVID-19 është shënuar këtë të shtunë brenda ambienteve të burgut të Beratit, duke rikthyer sërish frikën dhe panikun mes të burgosurve dhe gjithë adminiatratës së burgut të Beratit.

Përgjegjësi i Regjimit të Brendshëm në këtë institucion të vuajtjes së dënimit është infektuar me koronavirus. Ai kishte shfaqur prej disa ditësh shenjat e infektimit dhe pasi kreu ditën e djeshme tamponin, rezultoi “pozitivë”.

Përgjigjja “pozitive” e tamponit të punonjësit tē Burgut të Beratit, që ka mbërritur pranë DSHP-së Berat mesditën e sotme, ka bërë që të dezinfektohet të gjitha ambjentet e Burgut të Beratit dhe të mbyllen për dy javë disa sektorë të regjimit të brendshëm në këtë institucion.

Kolegët e tij të zyrës por edhe personat e kontakteve të tij të përditshme brenda këtij institucioni janë karantinuar,deri në mbërritjen e përgjigjeve të tamponëve që kanë bërë ditën e sotme,ndërkohë që 2 rastet e tjetra të regjistruara zyrtarisht sot nga Ministria e Shëndetësisë rezultojnë të jenë kontakte të rasteve të mëparshme.

Aktualisht në të gjithë qarkun e Beratit vijojnë të jenë aktivë 69 persona me COVIVD-19. Që nga periudha e fillimit të pandemisë COVID-19 në qarkun e Beratit janë regjistruar vetëm 2 vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *