E enjte, 19 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 52 minuta më parë
Vendi

Pas rikthimit në “Ferma VIP”, Dijonisi përshëndet kafshët: Si kalove mo gomar? Pula, keni bërë vezë?

Dijonis Biba, personazhi më i dashur për publikun u rikthye mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP”.

Që prej momentit të parë që u takua me fermerët e tjerë, Dijonisi ka vijuar me batutat dhe humorin që e karakterizon.

Këtë pasdite, ai ka shkuar tek stalla për tu marrë me punët atje, ku fillimisht ka nisur me përshëndetjen e kafshëve.

Hyrja e parë ishte në kotecin e pulave për të parë a kishin bërë vezë, e për të vijuar më pas për tek stalla, ku u përshëndet me gomarin dhe kalin.

“A keni bërë ndonjë vezë sot? Bravo, keni bërë vezë. Ku je mo gomar, si kalove? Ku je mo kal? “, tha Dijonisi./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë