Të mërkurën, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mbledhja do të nisë në orën 17.30 e do të zhvillohet online.

 

“Vizion Plus” ka arritur të sigurojë axhendën e plotë të mbledhjes, ku bie në sy se një vëmendje të mirë do të marrë analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit dhe puna e bërë nga strukturat organizative vendore të PS-së.

 

Po ashtu, selia rozë do të nisë një fushatë anëtarësimi për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e PS-së. Gjatë mbledhjes, do të vendoset edhe për të mbledhur Kongresin.

 

Axhenda e plotë:

 

Miratimi i projekt-vendimit “Për thirrjen e Kongresit të Kashtëzakonshmë të Partisë”;

Informacion mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative vendore të partisë;

Miratimi i projekt-vendimit “Për analizat e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në strukturat vendore të partisë”;

Miratimi i projekt-vendimit “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;

Miratimi i projekt-vendimit “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja shtator 2021-maj 2022”;

Miratimi i projekt-vendimit “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;

Miratimi i kalendarit politico-organizativ të partisë për periudhën 15 qershor-31 dhjetor 2021.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *