Subscribe

Përgjatë ditëve të fundit në selinë e Partisë Demokratike janë lexuar publikisht me shumë se 2000 emra të delegatëve, një proces që synon të hedhë poshtë çdo dyshim se Sali Berisha nuk ka arritur të sigurojë firmat e nevojshme për mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit.

 

Sot janë shpallur emrat e delegatëve të Kamzës, zonës së Dajtit, Beratit e Kuçovës, të cilët do marrin pjesë në kuvendin e Pd në 11 dhjetor

 

ARBEN MUJA
ANËTARI I KRYESISË SË PD-SË, KAMEZ

“Per ne data 11 dhjetor eshte dita ne te cilen do te mbahet kuvendi I pd dhe nuk e njohim daten 18, pasi per ne eshte nje anti-kuvend.”

 

 

Kuvendi I 11 dhjetorit është menduar të mblidhet në stadiumin “Air Albania” dhe delegatët po pajisen me kartat e posaçme, të cilat kanë edhe një barcode për identifikimin e tyre. Procesi I verifikimit të shtunën do të kalojë në dy faza, së pari do te verifikohet nëse thirrja e kuvendit është në përputhje me statutin, pra nëse 25% e delegatëve kanë firmosur për mbledhjen e tij. Faza e dyte është verifikimi I kuorumit, nëse në stadium janë apo jo prezentë 3.800 delegatë.

 

Por zhvillimi më i rëndësishëm i 11 dhjetorit është vendimi i mbështetësve të Sali Berishës për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë demokratike.

 

Është vështirë të llogarisësh se çfarë pasojash sjell ky vendim në kampin opozitar për aq kohë sa Lulzim Basha nuk e njeh këtë kuvend, e mbështetësit e tij do të mblidhen vetëm një javë më vonë duke synuar të provojnë se shumica e partisë demokratike është me Lulzim Bashën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *