Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po njohin aftësitë...

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri gjerman: NATO...

E rëndë në Itali, 15-vjeçari humb jetën në liqenin...

7 persona humbin jetën në Gaza pas sulmeve izraelite

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e tyre ajrore,...

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi bie nga...

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në spital drejtuesi...

NATO reagon për largimin e 5 mijë trupave amerikane...

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini në shenjë...

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm do të...

Pse Turqia është kaq e rrezikuar nga tërmetet?

7 Shkurt 13:55

Mbi 4.400 njerëz vdiqën në Turqi (gjendja e 07.02, 10:00) dhe Siri dhe shumë të tjerë u plagosën nga tërmetet e forta që goditën rajonin, thuhet në raportet e ditës së parë pas tërmetit. Numri i viktimave është vazhdimisht në rritje. Ekipet e shpëtimit po punojnë me të gjitha forcat për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat dhe njëkohësisht duhet të luftojnë kundër kushteve të pafavorshme atmosferike. Temperaturat në zonat e prekura aktualisht janë shpesh në minus, ndërsa në disa vende ka rënë edhe borë e madhe.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 ishte në provincën Kahramanmaras pranë kufirit me Sirinë, ndërsa një tërmet tjetër me magnitudë 6.7 shkallë rreth 14.5 kilometra më larg, në provincën Gaziantep. Epiqendra e këtij tërmeti nuk ishte larg nga ai i pari, që shkaktoi pasoja tepër të rëdna. Më pas, madje edhe 9 orë më vonë – në orën 13:24 sipas orës lokale në Turqi (11:24 me kohën e Evropës Qendrore), ndodhi edhe një tërmet tjetër shumë i fortë me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter, në një rajon rreth 100 kilometra më larg në veri.

Lëvizjet e pllakave kontinentale

Toka dridhet shpesh në këtë rajon. Po pse? Korja e Tokës paraqet një lloj enigme – është relativisht dinamike, që do të thotë e lëvizshme dhe përbëhet nga shumë pjesë individuale, nga disa pllaka gjigante oqeanike dhe disa pllaka më të vogla kontinentale. Shkencëtarët nuk janë të sigurt akoma se sa pllaka tektonike dhe më të vogla ekzistojnë.

Këto pllaka lëvizin vazhdimisht – disa centimetra në vit. Kjo është krejt normale. Ato largohen nga njëra-tjetra, fërkohen mes vete ose ndonjëherë shtyjnë njëra-tjetrën. Dhe si pasojë lëviz edhe pjesa e sipërme e tokës, e këto lëvizje quhen tektonikë e pllakave.

I rrezikuar i tërë rajoni i Stambollit

Edhe në tetor 2020, një tërmet tronditi detin Egje. Epiqendra ishte afër provincës turke të Izmirit, afër sipërfaqes së detit. Më shumë se 100 njerëz vdiqën atëherë dhe më shumë se 1.000 u plagosën.

Turqia ka qenë prej kohësh një territor interesant për studiuesit e tërmeteve. Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ) nga Potsdami instaloi pajisje matëse në Turqi në vitet 1980 dhe monitoron situatën sizmike atje. Rezultatet tregojnë se rreziku i tërmeteve është shumë i lartë në të gjithë rajonin përreth Detit Marmara, në bregun e të cilit ndodhet Stambolli.

“Nuk është pyetja nëse do të ndodhë ndonjë tërmet atje, por vetëm kur do të ndodhë,” tha Marko Bonhof, një sizmolog nga GFZ dhe ekspert, në vitin 2019. Ai, si dhe ekspertë të tjerë e bazojnë këtë vlerësim në përvojën e disa tërmeteve të forta gjatë historisë së Stambollit, bazuar në matjet që tregojnë lëvizje të vazhdueshme të pllakave nën detin Marmara dhe faktin se pikërisht pranë Stambollit është një zonë e rrezikuar nga tërmetet, që ka qenë në mënyrë të dyshimtë e qetë për një kohë të gjatë.

“Ka shumë indikacione se zona është bllokuar prej kohësh. Ngrihen sforcime që përfundimisht tejkalojnë edhe forcën e shkëmbit dhe më pas zvogëlohen papritur brenda pak sekondash duke lëvizur të dyja pllakat tektonike për disa metra”, shpjegoi ai në një intervistë për platformën shkencore “ESKP” (Earth System Knowledge Platform).

Çfarë është vendimtare për stabilitetin e shtëpive dhe godinave?

Rreziku real për ndërtesat, infrastrukturën dhe popullsinë lokale janë valët e tërmetit që rezultojnë si pasojë e këtyre zhvillimeve. Prandaj, sipas Bonhoff, pyetja nuk është “nëse do të jetë i fortë”, por “sa i fortë do të jetë ai (tërmeti)” dhe “kur do të ndodhë tërmeti i radhës”.

Në të njëjtën kohë, mbrojtja më e mirë kundër tërmeteve për shtëpitë dhe ndërtesat është një ndërtim rezistent ndaj lëkundjeve të tokës. Ky ndërtim fatkeqësisht kushton shumë, thotë sizmologu. Dhe në të njëjtën kohë, pyetja është se cila është zgjidhja më e mirë: rinovimi i ndërtesave ekzistuese apo ndërtimi i godinave të reja nga themeli. Gjatë tërmetit në rajonin kufitar Turqi-Siri të hënën në mëngjes u rapotua për mijëra ndërtesa të shembura vetëm në Turqi.

“Në fotot që kanë arritur mund të shihni se disa nga ndërtesat e shembura janë ndërtuar para hyrjes në fuqi të rregulloreve moderne të sigurisë sizmike. Ata nuk janë projektuar për t’i bërë ballë një tërmeti të kësaj magnitude”, thotë Mohammed Kashani, profesor i inxhinierisë civile dhe tërmeteve në Universitetin e Southampton në Britani të Madhe.

Kombinimi i fuqisë së madhe dhe një epiqendre relativisht afër sipërfaqes së tokës i dha këtij tërmeti një fuqi kaq të madhe shkatërruese.” Ne duhet të shikojmë nga afër ndërtesat e shembura dhe të mësojmë nga kjo ngjarje e tmerrshme. Vetëm kështu mund të ndërtojmë në të ardhmen godina dhe qytete rezistente ndaj tërmeteve”, thotë eksperti.

Këtu nuk luan rol vetëm mënyra se si është ndërtuar ndërtesa apo shtëpia, por edhe trualli mbi të cilin është ndërtuar. Në thelb, sa më e fortë të jetë baza për ndërtim, aq më mirë. “Është më mirë nëse toka përbëhet nga graniti, sepse ajo është krejt ndryshe nga ndërtimi mbi rërë ose mbi tokën pjellore,” thotë Bonhoff.

Në tokën e butë, lëvizjet e tokës mund të përforcohen. Një sizmolog e krahason këtë me rërën e lagësht në një plazh. Nëse kërceni në vend, në këtë sipërfaqe mblidhet edhe uji, e në këtë vend “edhe nëntoka bëhet jostabile.”/DW

 

 

Posted Under:
Kronike Kryesoret Rajoni
Tagged:
Lëkundje Rreziqe Tërmet Toka Turqia

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në spital drejtuesi i mjetit (EMRI)

më shumë...

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë jo vetëm detin, por edhe kulturën dhe kulinarinë

më shumë...

Surpriza për ditëlindjen e Indri, nëna e tij përlotet në Ferma Club: Besoj te Vanesa, kemi patur probleme të mëdha pas divorcit të djalit

më shumë...

Pse nuk ka garë në PD? Berisha i përgjigjet qytetarit: Partia ka garën më të ndershme, kandidatët e Ramës s’mund të marrin pjesë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:50

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

7:45

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po...

7:41

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri...

7:30

E rëndë në Itali, 15-vjeçari humb jetën...

7:22

Të shtëna me armë në Gjakovë, një...

7:05

7 persona humbin jetën në Gaza pas...

6:59

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e...

6:50

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi...

6:08

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në...

6:06

NATO reagon për largimin e 5 mijë...

5:35

Këto janë anët më të këqija të...

5:27

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini...

5:05

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm...

4:58

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

4:34

Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell...

4:27

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12...

4:22

Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet në...

3:39

13 të vrarë në jug të Libanit,...

3:24

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.