Subscribe

Ajo që ishte paralajmëruar u konkretizua. Në kandidaturat e socialistëve për parlamentaret e 25 Prillit,  në vendet e sigurta për karrigen në parlamentin e ardhshëm janë vendosur kryesisht emra e rinj, të cilët nuk gëzojnë asnjë mandat deputeti dhe janë kryesisht drejtues të institucioneve vendore ose qendrore gjatë qeverisjes solcialiste.

Listat e kandidatëve për deputetë në të 12 qarqet e vendit, raporton Vizion Plus, do të drejtohen nga vajza dhe gra, edhe në këtë rast mbizotërojnë emra të rinj.

Mes kryesuesëve të vetmit burra janë Lavdrim Krrashi për qarkun e Dibrës, një shqiptar i kthyer nga Anglia dhe Erion Braçe në qarkun e Fierit.

Me përjashtim të Ervin Bushatit dhe Elisa Spiropalit, dy drejtuesit politik të Tiranës, të gjithë drejtuesit e tjerë të qarqeve janë vendosur në atë që njihet si zona jo e sigurtë. Të gjithë drejtuesve politik do t’u duhet të “luftojnë” fort për të siguruar mandatin e deputetit. Sipas kodit të ri elektoral ata duhet të marrin maksimumi 10 mijë vota.

Mes emrave, figura të rëndësishme të Partisë Socialiste, shton Vizion Plus, ministra ose ish ministra të qeverisë Rama një dhe dy janë rrezikojnë mandatin e deputetit, Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Fatmir Xhafaj. Nëse për Ministrin e Diasporës, i renditur i 19 në qarkun e Tiranës mundësia për mos tu djegur është më e madhe, nuk mund të themi të njëjtën gjë për ish Ministrin e Brendshëm Xhafaj i vendosur i 23 apo ish Ministren e Mbrojtjes, Kodheli, e 21-ta në listë.

 

Pothuajse e pamundur është edhe për Alket Hysenin për t’u rikonfirmuar si deputet  në qarkun e Vlorës. Emri i tij rendit i parafundit, në të 11-in.

 

Skuadra e socialistëve e cila kërkon një mandat të tretë, la jashtë listës edhe emra të vjetër të partisë, si Musa Ulqini, Besnik Baraj, Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Sadri Abazi, Adnor Shameti, Elona Gjebrea, Anastas Angjeli dhe Sait Vorpsi.

Disa deklaruan dorëheqjen me argumentin për t’i lënë vendin të rinjve e disa të tjerë thjesht u përcollën.

 

Emri më i diskutuar që me vendim e djeshëm të kryeministrit Edi Rama u konkretizua ishte përjashtimi i ish Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Sinjalet e para për një përplasje mes tij dhe kryeministrit ishin dhënë që kur ky i fundit i hoqi drejtimin politik të qarkut të Shkodres.

 

E vetmi emër nga ministrat që nuk u përfshi në listën e socialistëve për garën e 25 Prillit është i Ministres së Kulturës, Elva Margariti.

 

Edhe pse kryeministri u deklarua se peshën kryesore të kandidaturave do ta mbajë grupi parlamentar, në zyrtarizimin e emrave, fitorja ose jo e sociaslisteve është lënë në një pjesë të konsiderueshme në duart e emrave të rinj.

Vete Edi Rama do të mbajë numrin tetë si në Durrës dhe në Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *