Subscribe

Pas depozitimit të kërkesës së PD-së në Prokurori për verifikimin e figurës së deputetit socialit Gjetan Gjetani dhe deputetit te PDIU, Aqif Rakipi, ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist Tulant Balla. Ai theksoi se për pastërtinë e figurës së deputetit, ka një ligj dhe është detyrë e institucioneve ligjzbatuese ta zbatojnë atë.

 

Kreu i grupit kuvendor të PS-së komentoi edhe deklaratat e forta të ambasadorit amerikan Donald Lu, mbi gjendjen e krimit në vend. Ai paralajmëroi goditje të forte të organizatave kriminale.

 

Deklaratat, Balla i bëri pas mbledhjes së konferencës së Kryetarëve të Grupeve Parlamentare, ku PS depozitoi projektvendimin për Kodin e Etikës së deputetëve, qe specifikon kufizimet në ushtrimin e detyrës.

 

Në mbledhjen e kryetarëve të grupeve parlamentare është diskutuar edhe mbi seancën e plenare të së enjtes, ku do të miratohet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *