Subscribe

Numri dy i Partisë Socialisteve Taulant Balla i ka bere thirrje organit te akuzës te ndjeke penalisht liderin e opozitës Lulzim Basha. Nga selia e PS, Balla ka deklaruar se prej ditësh kreu i PD Basha, ka dështuar t’i japë përgjigje pikëpyetjeve mbi financimet e Partisë Demokratike

 

“Burimet e errëta të këtij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh rusë, janë një arsye e pashmangshme që Lulzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo Parti Demokratike e marrë peng prej tij të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm.”

 

Sipas Balles, Partia Demokratike duhet te sqaroje ku i ka gjetur paratë per te paguar lobimin në Amerikë dhe cilat janë lidhjet e tij me kompanitë ruse.

 

“A shërbejnë këto kompani vetëm si lavatriçe për të pastruar para, apo janë burim i drejtpërdrejtë financimi për fushatën e Lulzim Bashës?”

 

Prej ditesh Partia Socialiste ka ngritur çështjen e financimeve te Partisë Demokratike, por lideri i opozitës Basha ka deklaruar se gjithçka është transparente dhe duhet te presim hetimin e prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *