E hënë, 12 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS kërkon përjashtimin e Balliut dhe Bardhit me 2 muaj, Etika shqyrton kërkesën, opozita: Dënim pa ligj, si në komunizëm

Sekretariati i Etikës pritet të vendosë sot për kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin me dy muaj nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

PS kërkon përjashtimin e dy deputetëve nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, pas incidenteve të ndodhura gjatë votimit të Reformës Territoriale, kur sipas socialistëve, ata hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të mazhorancës.

Reklamë

Në kërkesën e firmosur nga 10 deputetë socialistë, veprimet e Bardhit dhe Balliut cilësohen si incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike.

Vetë Balliu, i cili ishte i pranishëm në mbledhje, e ka kundërshtuar këtë kërkesë të PS.

Reklamë

“Mos na përjashtoni ne për një reformë që nuk e doni as ju por keni frikë dhe e votoni. Si mund të përjashtohet dikush për dy muaj sepse hodhi dy vezë”, tha Balliu.

Në qëndrimin e tyre, deputetët e opozitës Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi e kanë cilësuar kërkesën e mazhorancës si dënim pa ligj, njësoj si në komunizëm.

“Neni 65/1 i Rregullores së Kuvendit, ka bërë një klasifikim tëveprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë shkelje disiplimore, si dhe sanksionin që shoqëron secilin prej tyre. Dënimet jashtë këtyre shkeljeve, apo sanksioni jashtëparashikimit të bërë për veprimin konkret, klasifikohet si “dënim pa ligj”, si në kohën e komunizmit”.

Nëse Sekretariati i Etikës miraton kërkesën e mazhorancës, dy deputetët demokratë do të përjashtohen për dy muaj nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Gjatë periudhës së përjashtimit, ata nuk do të përfitojnë as pagën përkatëse.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.