Politikë
Komisioni i Etikës përjashton me 60 ditë nga Parlamenti Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

Komisioni i Etikës ka marrë vendimit për të përjashtur me 60 ditë nga Parlamenti deputetët e opozitës, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi.
Masa disiplinore vjen pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i akuzoi dy deputetët e opozitës për incidente gjatë votimit të Reformës Territoriale, ku sipas mazhorancës, ata hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve socialistë.
Me këtë vendim, Bardhi dhe Balliu nuk do të mund të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare për periudhën e përjashtimit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




