Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA: Heqje e...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në...

Mbyllet protesta e 16-të para kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Gogu nënshkruan tre konventa ndërkombëtare të KE

Ra nga mjeti lundures dhe humbi jetën në liqenin...

Ksamil/ Përplasen një mjet lundrues me skafin e Policisë...

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan...

Sulmohet cisterna me natfë pranë brigjeve të Jemenit

Ibrahimoviç tërbon suedezët, shkon me Kardinalen te shfaqja e...

Digjet makina diplomatike bullgare në Shkup

PS hap rrugën për votën e emigrantëve, propozimet e mazhorancës për Kodin Zgjedhor, formula e re për herësin

8 Korrik 12:02

Tre javë nga mbyllja e sesionit parlamentar Partia Socialiste depoziton propozimet për ndryshime në kodin zgjedhor për votën e diasporës dhe herësin.

Për mundësimin e votës nga jashtë PS kërkon që i gjithë procesi të kryhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjëndjes Civile.

Rregjistrimi i diasporës të realizohet përmes KQZ, duke lënë jashtë këtij procesi e-Albania dhe duke përmbushur kërkesën e opozitës.

Votimi do të bëhet përmes postës dhe do të udhëhiqet po nga KQZ. Do të jetë komisioni rregullator ai që të  vendosë nëse shërbimin do ta kryejë posta shqiptare apo një ndërkombëtare siç edhe Partia Demokratike kërkon.

Vullneti politik i diasporës do të numërohet sipas qarqeve. Pra, nëse adresa e fundit e zgjedhësit në vendlindja ka qenë në Tiranë, vota e tij do të numërohet për qarkun e Tiranës.

Sipas propozimit të socialistëve në parlamentaret e 2025-s do të shkohet me dy lista zgjedhësish. E para do të përmbajë vetëm shqiptarët që jetojnë brenda vendit dhe e dyta shqiptarët që jetojnë jashtë.  Kjo e fundit do të përpilohet pasi është bërë identifikimi i adresave të votuesve jashtë vendit nga Drejtoria e Përgjithshme të Gjëndjes Civile dhe kjo e fundit i ka çrregjistruar nga lista e zgjedhësve brenda territorit të vendit.

Po aq, bie herësi prej 10 mijë votash i zbatuar në parlamentaret e 2021-it. Me propozimin e socialistëve në çdo rast ai nuk duhet të jetë më i lartë se 7 mijë. Përllogaritja e tij do të bèhet sipas formulës së pjestimit me 1.5 të numrit të votave që merr subjekti zgjedhor me numrin e mandateve të fituara për secilin qark.

Ndryshimet e propozuara nga socialistët do të duhet të kalojnë provën e votës. Mazhoranca nuk i zotëron e vetme 84 kartonët jeshilë. Deri më tani Partia Demokratike ka deklaruar se do të votojë kundër nëse shumica socialiste nuk i përmbush kërkesën politike, lejimin e koalicioneve me listë të përbërë sipas marrëveshjes së arritur edhe me ndërkombëtarët në 5 qershorin e 2020-ës. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike
Tagged:
Kodi Zgjedhor PS vota e emigranteve zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

më shumë...

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njohur Edi Tushe

më shumë...

Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3

më shumë...

Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:31

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

2:07

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta...

2:02

Iliri dhe Moza, kush prej tyre do...

1:04

“Është paqja ime”, Visi dedikim emocionues për...

12:33

Dy vite pa u parë, Moza nuk...

11:55

Finalja e madhe e Ferma Vip, kush...

11:46

Emocionuese/ Soni Malaj këndon në skenën e...

11:31

“Dashuria dhe martesa” Ilir-Moza, opinionistët shprehin rezerva,...

11:06

Nga Amerika në Ferma Vip, Iliri surprizohet...

10:41

“Forca, na ke bërë shumë krenar”, përlotet...

10:24

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA:...

10:05

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit...

9:31

Pritjes i erdhi fundi! Nis finalja e...

9:02

Mbyllet protesta e 16-të para kryeministrisë, qytetarët...

8:58

Sa herë që ndjeni ankth këto janë...

8:52

Gogu nënshkruan tre konventa ndërkombëtare të KE

8:40

Ra nga mjeti lundures dhe humbi jetën...

8:00

Ksamil/ Përplasen një mjet lundrues me skafin...

7:54

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten,...

7:43

Sulmohet cisterna me natfë pranë brigjeve të...

Më të klikuarat

  • Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menj...
  • “Mbrëmë u takuam me Vanesën”, Indri zbulon marrëdhënien me k...
  • Detaje të reja nga vrasja në Mirditë, identifikohet viktima...
  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit! Zbriti nga autobusi dhe...
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.