Subscribe

 

Tjetër përplasje mes shumicës qeverisëse dhe prokurorisë. Sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla tha se organi i akuzës  po përpiqet te mbylle dosjen e CEZ, material i cili u kallëzua pas Komisionit Hetimor në kuvend nga Partia Socialiste.

 

Në deklaratën e shpërndarë për media Balla shprehet se diçka e tillë bëhet pa kryer asnjë hetim.

 

“Pa kryer asnjë hetim minimal, pa marre ne pyetje asnjë te akuzuar, asnjë dëshmitar, asnje person ne dijeni, pa marre ne konsiderate asnje prej gjetjeve te Raportit përfundimtar te Komisionit hetimor parlamentar, Prokuroria qe u ngrit brenda ditës per te arrestuar nje deputet mbi bazën e nje materiali te botuar ne media me përgjimet e dy krimineleve, jo vetëm nuk e ve ujin ne zjarr per nje material te shkruar me fakte komprometuese e me emra  peshqish te mëdhenj e te vegjël te dyshuar per krim ekonomik e korrupsion me përmasa tronditëse, po na e paska dërguar dosjen ne Gjykate duke kërkuar mbylljen e saj!!!”

 

Nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme nuk pranoi të komentonte dërgimin e dosjes në gjykatë për t’u mbyllur, me firmën e kreut të prokurorisë së Tiranës.

 

Sipas saj, tashmë prokurorët janë të pavarur në veprimet e tyre dhe hetimin e dosjeve.

 

Komisioni hetimor i ngritur nga maxhoranca për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes nga kompania CEZ miratoi ne 20 mars raportin ku konkludohej se procesi i privatizimit i ka shkaktuar Shqipërisë një dëm prej 415 milionë eurosh. Sipas Komisionit Hetimor,  përgjegjës per kete dem janë ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministra te PD dhe Nue Kalaj, që dyshohet se ka kryer transferta të dyshimta, por maxhoranca kerkoi edhe nisjen e çështjes penale ndaj djalit te ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha.

 

Per CEZ u ngrit nje Komision Hetimor edhe nga PD, por ai nuk e përfundoi punën, per shkak te ngritjes se çadrës se protestës dhe bojkotit te parlamentit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *