Në një kohë kur Kosova ndodhet në një situatë të vështirë dhe të paqartë politike pasi ish-komandantët e UÇK ndodhen në Hagë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kërkon rifillimin sa më shpejtë të dialogut.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISE

“Porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë herët sesa vonë.”

 

Vuçic ka shkuar edhe më tej. Për të treguar pse është e domosdoshme që marrëveshja mes dy vendeve të përmbyllet sa më shpejtë ai i është referuar luftimeve mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorni-Karabak.

 

Konflikti në Karabak tregoi se si një konflikt i ngrirë, kur shkrihet, mund të shndërrohet në një katastrofë të vërtetë. Nuk duhet t’i lëmë fëmijët tanë në një konflikt, por ne duhet te  punojmë për një kompromis, megjithëse pala tjetër nuk është e gatshme  këtë moment.

 

Presidenti Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 4 shtator në Uashington, kanë nënshkruar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

 

Por pas zhvillimeve të fundit në gjykatën e Hagës duket se Prishtina nuk është gati të ulet në bisedime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *