Policia është fokusuar tek provat shkencore për të rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së ish policit Santiago Malko.

Hetuesit po verifikojnë edhe telefonin personal të viktimës për të hedhur më shumë dritë mbi aktivitetin e 26 vjeçarit kohët e fundit.

Ndërkohë shpresohet që nga mjeti i autorëve por edhe arma e krimit që u dogjën në kodrat e fshatit Ferraj pas atentatit, të nxirren elementë të vlefshëm për hetimin si gjurmë gishtash apo të dhëna të tjera.

Në pyetje janë marrë dhjetra persona si dhe familjarë të cilët sipas policisë mund të kenë informacione te vlefshe per të zbuluar autoret, por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetimin.

Gjithashtu edhe kamerat e sigurisë së dhjetra bizneseve rreth zonës ku ndodhi vrasja po analizohen me imtësi duke shpresur që atentatorët të shfaqen më fytyrë.

Pistat e hetimit janë fokusuar në të kaluarën problematike të viktimës, baba i dy fëmijëve i cili ishte larguar nga policia dhe në vitin 2016 u përfshi në një konflikt me armë me dy vëllezër për cështje borxhi.

Sipas burimeve nga policia dyshohet se ai ka qenë i përfshirë edhe në disa raste dhëniesh parash me fajde si dhe ka qenë prezent në përplasjen e armatosur në lokal “Monopol” tetorin e kaluar në ish bllok ku një përson u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *