E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protestuesit zhvendosen drejt Parlamentit, Noka: Nuk ndalemi deri në një zgjidhje politike

Ilustrim · Vizion Plus

Pas Kryeministrisë, protestuesit janë nisur drejt Kuvendit të Shqipërisë, njësoj si herën e shkuar.

Të pranishëm para Kuvendit janë eksponentë të lartë të PD-së, mes tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Ai tha për mediat se protestat nuk do të ndalen deri në një zgjidhje politike, ndërsa nuk përjashtoi asnjë skenar.

Duhet zgjidhje politike. Shqipëria nuk duhet të rrëshqasë në destabilitet. Rama po rrezikon të ardhmen europiane të Shqipërisë. Protesta do të vazhdojë edhe më e fortë se kurrë, deri në zgjidhjen politike”, tha Noka.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh