Disa protestues kanë nisur të grumbullohen edhe këtë të hënë në sheshin “Skënderbej” për të kërkuar largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Deri në këto momente pjesëmarrja duket e paktë, ndërsa situata është e qetë. Në terren ka forca policie, gati për të ndërhyrë në rastet kur qytetarët mund të tentojnë trazira. Po ashtu, po kontrollohen të rinjtë që hyjnë në shesh.

 

Nga ana tjetër, delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri bëri thirrje që mos tolerohen kërcënimet ndaj medias.

 

“BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin.”

 

Kjo është dita e gjashtë e protestës, që u inicua nga vrasja e Klodian Rashës nga një polic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *