E martë, 27 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Protestë kundër serbëve në Gjakovë

Me pankartat “Gjakova nuk harron”, “S’ka qetësi pa drejtësi” dhe “Dëshmorët nuk negociohen”, qindra qytetarë të Gjakovës, kanë protestuar sot ne mëngjes para kishës ortodokse serbe, duke kundërshtuar kështu vizitën e besimtarëve dhe pelegrinëve serbë në Gjakove.

 

Reklamë

Sipas qytetarëve të këtij qyteti, shumë serbë mes atyre qe zhvillojnë ritet fetare, kanë kryer krime lufte.

 

Reklamë

Në derën e Kishës Ortodokse protestuesit kanë lënë pankartat “Gjakova nuk harron” dhe “I keni duart me gjak”. Ata kanë paralajmëruar se thirrja e tyre për protestë nuk ka të bëjë me besimin e tyre, por me krimet qe kanë kryer.

 

Tubuesit u bënë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të bashkohen ne protestë, pasi Gjakova kërkon drejtësi për krimet e kryera nga regjimi serb kudo në Kosovë.

Më shumë video

Reklamë