Mijëra persona janë mbledhur në sheshin përpara parlamentit në Greqi, në shenjë protestë ndaj reformës së pensioneve që pritet të miratohet mesnatën e të dielës në kuvend. Votimi mbahet para takimit të ministrave të eurogrupit ditën e hënë. Miratimi i këtij drafti, i cili parashikon shkurtime në shumën 3 miliardë euro deri në vitin 2019, si edhe shkurtime në kontributet sociale, bëhet me qëllim marrjen kësteve të radhës nga Bashkimi Europian, në kuadër të ndihmës prej 86 miliarde eurosh që vendi do marrë me qëllimin e tejkalimit të krizës ekonomike në vend. Grevat dhe protestat do të vijojnë deri të martën. Ato janë të zemëruar për shkak të rritjes së moshës së pensionit në 67 vjeç dhe uljes së pensioneve me 25% krahasuar me pensionet e para krizës. Progresi i reformave në qeverinë Cipras dhe raporti i trojkës shqyrtohet të hënë gjatë takimit të ministrave të eurogrupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *