Mijëra izraelitë po protestojnë këtë të dielë në Jeruzalem. Ata janë mbledhur para rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanjahu ku po kërkojnë dorëheqjen e tij, pas akuzave për korrupsion, por edhe për keqmenaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Protesta pati edhe gjatë mbrëmjes së të shtunës, ku nuk munguan as përplasjet me policinë, e cila përdori gazin lotësjellës dhe ujin me presion,  për të shprëndarë turmën e protestuesve. 

Zemërimi i publikut është rritur muajt e fundit për akuzat kundër netanjahut për rryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit, akuza të cilat kryeministri izraelit i mohon.

Javët e fundit izraeli është përfshirë nga protestat e shtrira në të gjithë vendin, ndërsa Netanjahu përveç akuzave, po përballet edhe me zemërmin gjithnjë e në rritje të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *