Prokuroria e Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit “SPAK” në Shqipëri ka ngritur një procedim penal ndaj kreut të Prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Çafka.

Prokurori i SPAK Dritan Princi ka proceduar penalisht Çafkën për “shpërdorim detyre” dhe “mitmarrje”. Prokurori i Gjirokastrës, Julian Çafka, nëpërmjet një avokati që përfaqëson një person të akuzuar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “veprime që synojnë fshehjen e së vërtetës Elton Papadhimitri ka tentuar të ndryshojë masën nëpërmjet rryshfetit.

Sipas aktakuzës, Çafka përmes avokatit të të pandehurit ka marrë shumën prej 3 mijë eurosh, gjysma e të cilave i është dedikuar atij dhe pjesa tjetër për gjyqtarin e çështjes me qëllim të pushimit të ndjekjes penale apo lirimit të tij .
Çështja ka numër protokolli 922 dhe mbikëqyret nga Byroja Kombëtare e Hetimit Shqiptar “BKH”. Për të njëjtën çështje po ndiqen penalisht edhe dy persona të tjerë.

Sipas asaj që është bërë e ditur, rasti konkret ka qenë në sirtarin e Prokurorisë Speciale për një kohë të gjatë, por ndjekja penale ka vazhduar gati një muaj pas tentativës së pasuksesshme të kryeprokurorit të Gjirokastrës për mbylljen e çështjes ku personi në fjalë është dënuar me një vit burg. Çafka është diskutuar edhe së fundmi lidhur me vendimin për ” vetërasjen ” e Konstantinos Katsifas sipas tij me dy dy plumba në zemër.

Pak kohë mëparë kjo cështje shkaktoi reagim të fortë ndërsa gjykatësja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjirokastrës, Suela Daci, urdhëroi tetorin e kaluar vazhdimin e hetimeve nga Kryeprokurori lidhur me këtë ngjarje.

Mbetet e diskutueshme nëse Çafka do të vazhdojë të merret me çështjen Katsifa, duke qenë se nga mesi i dhjetorit do t’i duhet t’i dorëzojë raportin përfundimtar kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjirokastrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *