Përmes një letre për mediat 10 prokurorët ‘”rebelë’” që refuzuan shortin për çështjen “Shullazi”, tregojnë arsyet se përse refuzuam dosjen.

 

Prokurorët shkruajnë se nuk pranuan shortin për shkak se dosja ‘Shullazi’ ndodhet në fazën përfundimtare, gjithashtu ato hedhin auza ndaj prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe Donika Prela, se me këtë vendim ato kanë shkelur ligjin.

 

“Hedhja e shortit, dhe ideja vijuese për krijimin e një grupi hetimor prej 4 (katër) prokurorësh në gjykimin e një çështjeje penale, vinte në momentin kur çështja në fjalë ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare, dhe grupet hetimore krijohen në fazën e hetimit dhe jo në fazën e gjykimit, aq më pak në fazën e diskutimeve përfundimtare. Një kërkesë e tillë, cënonte parimet e nenit 6 të Ligjit no. 97 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Ndër të tjera përmes kësaj shkrese publike atoshpjegojnë se në lidhje me pavarësinë dhe integritetin e prokurorëve, aq më tepër në në një fazë të tillë të procesit, kur hetimi, akuzat, debati gjyqësor, qëndrimet mbi vlefshmërinë e provave dhe vlera e tyre provuese ishin kryer nga prokurorë të tjerë të çështjes.

 

Sipas tyre njoftimi në fjalë është në kundërshtim me ligjin, pasi Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetenca për të nisur procedim disiplinor deri në krijimin e organeve të reja.Në vijim, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, në kundërshtim me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ka urdhëruar transferimin e përkohshëm në Berat, Pogradec dhe Kukës të prokurorëve Olsian Çela, Besim Hajdarmataj dhe Sonila Muhametaj.

 

Sa më sipër vlerësojmë dhe besojmë se kjo deklaratë, është në interesin e transparencës së punës së institucionit të Prokurorisë dhe i shërben zgjidhjes ligjore të rastit në fjalë. Cënimi i parimit të pavarësisë së prokurorëve, dëmton rëndë punën e këtij organi dhe ul besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë, kanë përfunduar letrën prokurorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *