Subscribe

Çmimi i ujit ne Tirane pritet te rritet. Kërkesa vjen nga Bashkia e Tiranës, e cila propozon tarifa me te larta si për abonentët familjare, bizneset ashtu dhe për institucionet buxhetore. Ne relacionin e përgatitur nga shoqëria e Ujësjellës- Kanalizimeve, kërkohet qe çmimi i ujit per konsumatorët familjare te rritet me 20 leke. Pra nga 45 leke qe paguhet sot për metër kub, nga janari i 2018, do te paguhet 65 leke për çdo metër kub ujë. Ndërsa per bizneset dhe institucionet buxhetore tarifat jene me te larta.

 

Po ashtu është propozuar edhe dyfishimi i tarifës mujore fikse për te gjithë abonentët e ujësjellësit. Nga 100 leke qe eshte aktualisht kjo tarife, do te behet 200 leke. Sipas argumentimit te ujësjellësit, me rritjen e çmimit synohet te përmirësohet furnizimi me ujë ne kryeqytet dhe te shtohen investimet.

 

Me hartimin e Plan Biznesit objektivat janë strategjike të cilat do të arrihen brenda periudhës 2017-2021 duke vënë fokusin 5-vjeçar sa më poshtë: Rritja e mbulimit me shërbimin e furnizimit me ujë të popullsisë në Tiranë nga 85% në 95.%. Arritja e shërbimit të pandërprerë, të vazhdueshëm dhe me presion të furnizimit me ujë në pjesën më të madhe të zonës së shërbimit të furnizimit me ujë të Tiranës. Reduktimi i humbjeve ne rrjet 67. % në 40% deri në vitin 2021. Rritja e arkëtimeve te faturave në masën 92%.

 

Rritja e fundit e çmimit te ujit ne Tirane është bere pese vjet me pare. Propozimi i radhës pritet te diskutohet ne mbledhjen e Këshillit Bashkiak, te mërkurën e 26 korrikut, për t’i kaluar me pas Entit Rregullator te Ujit. Aktualisht çmimin me te larte te ujit ne rang vendi e paguajnë banoret e Bashkisë se Korçës dhe Kamzës me 65 leke metër kubin. Me pas vjen Pogradeci, Durrësi dhe Lezha.

 

 

Edhe ne krahasim me kryeqytetit e vendeve te rajonit, Tirana ka çmimin me te ulet te ujit. Me te lartin e ka Sofia me 146 leke metër kubin. Banoret e Beogradit paguajnë 62 leke per metër kub ujë, ndërsa pas janarit te 2018 banoret e Tiranës do te paguajnë pak me shume se abonentët e Shkupit, 65 leke per metër kub.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *