Subscribe

Prishja e dy banesave ne Dhërmi, duket se ka sjelle nje konflikt te ri mes Athinës dhe Tiranës zyrtare. Presidenti grek Prokopios Pavlopoulos ne takimin e këshillit botëror te epiroteve, ka paralajmëruar Shqipërinë se duhet te respektoje plotësisht te drejtat e minoritetit grek, nëse kërkon te anëtarësohet ne Bashkimin Europian.

 

“Ne nuk duhet të harrojmë minoritetin grek, të drejtat e të cilit duhet të respektohen plotësisht në Shqipërinë fqinje, siç u takon qytetarëve që jetojnë në një shtet ligjor. Sepse vetëm vendet që realisht ndërtojnë shtet ligjor mund të arrijnë minimumin e kërkesave për integrimin e tyre në familjen e madhe të qytetarëve europianë në Bashkimin Europian.”

 

Presidenti grek ka theksuar se shkelja e te drejtës se pronës nga autoritetet shqiptare, nuk e favorizon integrimin e Shqipërisë ne BE.

 

“Shkelja provokative e të drejtës së pronës që kryen autoritetet shqiptare, veçanërisht duke prishur ndërtesat që i përkasin njerëzve tanë, nuk e favorizon perspektivën europiane të Shqipërisë.”

 

Me te njëjtën gjuhe, dy dite me pare foli edhe Ministria e Jashtme greke, e cila theksoi se Shqipëria ende nuk është gati për negociatat me BE, pasi nuk i kupton dhe zbaton rregullat e këtij bashkimi. Por Ministria e Kulturës reagoi duke sqaruar se:

 

Veprimet për prishjen e dy ndërtimeve në fshatin Dhërmi, janë pjesë e një procesi të nisur që në prill të vitit 2016 për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në këtë zonë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *