Inspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Fatmir Metaj është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës për shpërdorim detyre.
Gjyqatri që ka dhënë vendimin për Metaj është Sokol Pasho. Informacionet bëjnë me dije gjithashtu se i pandehuri ka qenë i proceduar penalisht edhe me disa pjesëtarë të stafit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Në akuzën e ngritur nga prokuroria e Tiranës pas kallëzimit të disa qytetarëve Metaj u mor i pandehur për prishjen e katër objekteve, një prej tyre me leje ndërtimi dhe tre objekte në proces legalizimi.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, Metaj u mor i pandehur për prishjen e katër objekteve, një prej tyre me leje ndërtimi dhe tre objekte në proces legalizimi në Tiranë dhe Vaqarr.
Sipas Prokurorisë, objektet e prishura në kundërshtim me ligjin janë realizuar përgjatë viteve 2013-2014 dhe kanë qenë të ndërtuara në rrugën ‘Mihal Grameno’ dhe përgjatë rrugës së Vaqarrit.





