Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar pas lajmit se Ursula von der Leyen është pretendentja kryesore për postin e Presidentit të KE.

 

Në një postim në “Facebook”, Xhaçka shkruan se homologia e saj gjermane është pretendentja kryesore për këtë post.

 

Duke e cilësuar si një grua të jashtëzakonshme, Xhaçka shprehet se zgjedhja e saj do I bënte nder postit të Presidentit të KE.

 

“Një lajm i bukur nga Brukseli! Ursula von der leyen, mikja dhe kolegia ime, ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë është pretendentja kryesore për postin e Presidentit të KE. Një grua mbresëlënëse, një zonjë me një karrierë të jashtëzakonshme, që do t’i bënte nder atij posti! Por edhe një politikane që beson tek ideali evropian dhe ku shqiptarët s’kam asnjë dyshim që do të gjejnë një mbështetëse të aspiratave të tyre evropiane.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *