Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentja Katerina Sakellaropoulou ishin dy drejtuesit më të lartë të institucioneve në Greqi të cilët u vaksinuan këtë të dielë kundër Covid-19.

E para që mori dozën e vaksinës së Pfizer-Biontech ishte Presidentja e vendit, që u vaksinua në Spitalin Evangelismos.

 

“Shkenca na ka dhënë dhuratën më të mirë këtë Krishtlindje,” tha Presidentja Katerina Sakellaropoulou pas vaksinimit .

Ndërkohë pak më vonë rreth orës 14:00 në një tjetër spital të Athinës, pikërisht “Attikon” shkoi për tu vaksinuar Kryeministri Mitsotakis.

Kreu i qeverisë pasi ndoqi procedurën e përcaktuar në protokoll, duke plotësuar dokumentin përkatës, u vaksinua dhe më pas shkoi në një dhomë pritjeje, ku qëndroi për 15 minuta, siç parashikohet në protokoll, për arsye sigurie.

Menjëherë pas vaksinimit, Kryeministri bëri edhe një koment të shkurtër për mediat duke thënë se kjo ishte një ditë e rëndësishme poër të gjithë vendin, një dite që garantonte më shumë optimizëm në ditë të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *