Presidenti Amerikan Donald Trump ka ashpërsuar tonet ndaj Iranit, duke thënë se lufta është në prag, pasi Arabia Saudite gjeti mbetje të droneve që sulmuan rafineritë e saj të naftës.

 

Ai njoftoi gjithashtu se do të rrisë sanksionet ndaj Teheranit.

 


DONALD TRUMP


PRESIDENT I SHBA

 

“Do të rrisim sanksionet ekonomike ndaj Iranit të cilat do të hyjnë në fuqi brenda 48 orëve. Ka shumë opsione të cilat ne jemi duke i shqyrtuar, por po ju them që opsioni përfundimtar është të hyjmë në luftë.”

 

 

Ndërsa Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, I cili ndodhet në Arabinë Saudite, e përshkroi sulmin ndaj rafinerive të naftës si një “akt lufte” ndaj mbretërisë, që është njëherësh edhe eksportuesja më e madhe e naftës në botë.

 

“Ky është një sulm i një shkalle që ne thjesht nuk e kemi parë më parë,” tha Pompeo para gazetarëve para se të zbriste në Jeddah për takimin me Princin e Kurorës, Mohamed bin Salman.

 

Rijadi ka gjetur mbetjet e 25 dronëve dhe raketave iraniane të cilat mendohet se u përdorën gjatë sulmit. Arabia Saudite tha se sulmi është një dëshmi e pamohueshme e agresionit Iranian.

 

Por Republika Islamike e Iranit ka reaguar duke e mohuar kategorikisht përfshirjen në sulmet e 14 shtatorit ndaj objektit më të madh të përpunimit të naftës. Presidenti iranian Hassan Rouhani ka fajësuar Uashingtonin dhe aleatët e tij të Gjirit për luftën në Jemen. Ai shtoi se “Teherani nuk do luftë në rajon, por SHBA-të duan të imponojnë presion maksimal mbi Iranin përmes shpifjeve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *