Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, viziton në 7 mars Luginën e Preshevës.

 

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, këshilltari i presidentit Nishani për Rajonin, prof.dr. Flamur Gashi, konfirmoi vizitën e presidentit Nishani në Luginën e Preshevës.

 

Këtë vizitë të shumëpritur të Kreut të Shtetit shqiptar e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike.

 

Në Luginën e Preshevës kanë nisur përgatitjet për pritjen e presidenit shqiptar.

 

Axhenda e vizitës së Presidentit Nishani në Bujanoc dhe Preshevë

 

Ora 12:00- 13:00: Mbërritja e Presidentit Nishani në komunën e Bujanocit. Takim me kryetarin e Komunës, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Nacional, Jonuz Musliu, takim me përfaqësuesit e komunës së Medvegjës si dhe me përfaqësuesit institucionalë dhe politikë (zyra e kryetarit të komunës së Bujanocit)

 

-Ora 13:00 -13:30 Vizitë në shkollën fillore “Muharem Kadriu“ (shkolla e re), Tërnoc

 

-Ora 13:30 -15:00: Program kulturor me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Restorant „Breta“, Bujanoc

 

-Ora 15:00: Nisja e Presidentit për në Preshevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *