E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Vendi

Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të tenorit, Gaqo Çako

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të tenorit dhe këngëtarit lirik të mirënjohur shqiptar, Gaqo Çako.

 

Reklamë

Meta, u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve dhe të afërmve të mjeshtrit të skenës lirike, tenorit dhe intepretuesit të këngës lirike shqiptare, i cili për tri dekada mori pjesë dhe interpretoi mjeshtërisht, duke fituar e duke u nderuar me çmime në skenat e Festivaleve të Këngës së Radio Televizionit Publik Shqiptar.

 

Reklamë

“Nderi i Kombit tonë, mjeshtri i përsosur Gaqo Çako ka lënë gjurmë të pashlyeshme në intepretimet e operave në skenat shqiptare e botërore si dhe ato të këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, me ndarjen e tij nga jeta po le një boshllëk të madh artistik e shpirtëror ne trashëgiminë tonë artistike dhe në mes të bashkësisë së artistëve, kolegëve dhe të artashësve shqiptarë, kudo ku ndodhen.  Në këto çaste hidhërimi të pamatë, gjendem shpirtërisht pranë familjarëve, të afërmve dhe kolegëve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit Gaqo Çako!

I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e tij artistike dhe iu prehtë shpirti në paqe!”

Më shumë video

Reklamë