Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 August 2026
Vizion fokus

Tragjedia në Shëngjin, policia: 24 vjeçari ra nga gomonia,...

Tragjike! Ra nga gomonia, humb jetën 24-vjeçari në Shëngjin

Kriza në Lindjen e Mesme! Skema që po përdorin...

Detaje/ Plagosja me armë zjarri në Shkodër, fqinjët u...

Zjarr në Milot, bimësia dhe terreni i vështirë favorizojnë...

E pazakontë në Britani, tre persona sulmojnë sallën e...

Vuçiç i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen e KFOR-it...

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët besojnë se...

EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër,...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Presidenti i Azerbajxhanit: Putini kërkoi falje, ne presim që ai të marrë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit

29 Dhjetor 16:17

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev  ka akuzuar Moskën se po përpiqet të mbulojë faktin se avioni i Azerbajxhanit që u rrëzua në Kazakistan më 25 dhjetor, duke vrarë 38 persona në bord, u qëllua nga territori rus dhe kërkoi falje publike nga kompania ajrore e Rusisë.

Ndërsa skenari rus i raketave anti-ajrore duket se është konfirmuar, presidenti azerbajxhanas tha sot në televizionin shtetëror të Azerbajxhanit se “fakti është se avioni azerbajxhanas  u godit nga jashtë mbi territorin rus.”

Ilham Aliyev tha se versionet e ndryshme të ngjarjeve të paraqitura nga Rusia pas rrëzimit “treguan qartë se pala ruse u përpoq të fshihte çështjen”.

“Të pranosh fajin, të kërkosh falje në kohë pasi kjo është e dobishme për Azerbajxhanin, i cili konsiderohet një vend mik, dhe të informosh publikun për këtë çështje, këto janë ato që duhet të ishin bërë”, tha presidenti azerbajxhanas, një ditë pas telefonatës me homologun e tij rus, i cili kërkoi falje, por nuk mori përgjegjësi.

“Për fat të keq”, vazhdoi ai, “në tre ditët e para nuk dëgjuam asgjë veç teorive absurde nga Rusia”.

Rrjedhimisht, tha ai, Rusia duhet të kërkojë falje, të pranojë përgjegjësinë, të ndëshkojë autorët dhe të paguajë dëmshpërblime për Azerbajxhanin dhe viktimat e aksidentit.

“Kushti i parë u plotësua dje. Shpresoj që të plotësohen edhe kushtet e tjera”, shtoi ai.

“Pas ekzaminimit të kutive të zeza dhe mbledhjes së informacionit më të detajuar, do të bëhet publik një raport gjithëpërfshirës i asaj që ka ndodhur”, premtoi në fund presidenti azerbajxhanas.

Presidenti rus i kërkoi falje Aliyevit për “incidentin tragjik” në hapësirën ajrore ruse.

“Vladimir Putin  kërkoi falje për incidentin tragjik që ndodhi në hapësirën ajrore ruse dhe shprehu edhe një herë ngushëllimet e tij të thella dhe të sinqerta për familjet e viktimave dhe u uroi të plagosurve shërim të shpejtë”, tha Kremlini në një deklaratë.

“Gjatë bisedës u konstatua se avioni i pasagjerëve azerbajxhanas, ka tentuar vazhdimisht të ulej në aeroportin e Groznit. Në atë kohë, Grozny, Mozdok dhe Vladikavkaz ishin nën sulm nga dronët ukrainas dhe sistemet ruse të mbrojtjes ajrore i zmbrapsën këto sulme”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet ruse përmendën një sulm me dron ukrainas në rajonin e Groznit, mjegullën, por nuk shpjeguan pse avioni nuk u lejua të ulej në një aeroport rus në rajon, por u detyrua të kalonte të gjithë Detin Kaspik për t’u rrëzuar disa kilometra më pare, në Kazakistan./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
avioni Azerbajxhan Ilham Aliyev Rusi

Nga e njëjta kategori

Zbulohet arsenal armësh në Kosovë, policia gjen pushkë, automatikë, municione dhe uniforma ushtarake

më shumë...

Tragjedia në Shëngjin, policia: 24 vjeçari ra nga gomonia, pësoi dëtmtime të rënda nga helika e motorit

më shumë...

U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet turistja australiane: Nuk mora përgjigje nga 112, babai njoftoi Interpolin! Spitali pa letër higjienike

më shumë...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktorja e njohur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:41

Zbulohet arsenal armësh në Kosovë, policia gjen...

6:35

Tragjedia në Shëngjin, policia: 24 vjeçari ra...

6:19

U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet...

6:09

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:47

Tragjike! Ra nga gomonia, humb jetën 24-vjeçari...

5:45

Situatë alarmante nga zjarri në Pukë, urdhërohet...

5:15

Kriza në Lindjen e Mesme! Skema që...

5:11

Detaje/ Plagosja me armë zjarri në Shkodër,...

5:05

Shtetasi italian hidhet nga shkëmbi në Vlorë,...

5:01

DETAJE/ Tre persona dhunojnë 50-vjeçarin në Vlorë,...

4:46

Zjarr në Milot, bimësia dhe terreni i...

4:46

Sulmohet me sende të forta një person...

4:38

E pazakontë në Britani, tre persona sulmojnë...

4:16

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar...

4:11

Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë...

3:49

DASH ka nisur anulimin e vizave, ambasada...

3:47

Vuçiç i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen...

3:17

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët...

3:04

EMRI/ Kush është personi që u plagos...

2:51

Dhunuesit e policit lihen në burg, 45...

Më të klikuarat

  • U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë ekzekutimit, i dënua...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë bashkëshorten...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.