Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon për shkarkimin...

Takimi i Ramës me të deleguarit për Tiranën dhe...

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve: Gjoba deri...

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për naftën, Trump:...

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori shqiptar do...

Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet më dronë...

Presidenti Begaj pret kryetaren e Kuvendit të Bullgarisë: Marrëdhëniet tona bazohen në miqësinë tradicionale

9 Qershor 17:34

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, Vasileva Kiselova.

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se ato janë zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme në dobi të ndërsjellë dhe në interes të rajonit dhe perspektivës së tij evropiane.

“Kjo marrëdhënie bazohet në miqësinë tradicionale, si edhe në lidhjet e thella historike, kulturore dhe ndërnjerëzore që bashkojnë dy kombet tona. Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht me Bullgarinë, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Duke vënë në dukje marrëdhëniet shumë të mira politike, Presidenti Begaj theksoi nevojën për t’i zgjeruar ato edhe në fushën e ekonomisë dhe të shkëmbimeve tregtare. “Në fillim të viteve ’90 kishim një nivel më të lartë të këtyre shkëmbimeve dhe synimi ynë është të rikthehemi në atë trend pozitiv,” vijoi ai.

Presidenti falënderoi Bullgarinë mike për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. “Avancimi i mëtejshëm i Shqipërisë do të përbënte një sinjal të fortë se procesi i zgjerimit është përparësi e Bashkimit Evropian.”

“Shqipëria synon të përmbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në vitin 2027 dhe ka si objektiv strategjik anëtarësimin deri në vitin 2030. Për realizimin e këtij objektivi, ne besojmë në mbështetjen e Bullgarisë,” nënvizoi Presidenti.

Gjithashtu, Presidenti vlerësoi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si dy vende anëtare të NATO-s, duke përmendur edhe prezencën e trupave shqiptare në Novo Selo si një shembull i këtij bashkëpunimi të ngushtë.

Në këtë kuadër, Presidenti theksoi rëndësinë strategjike të Korridorit VIII dhe portit të Durrësit. “Për Shqipërinë, nuk ka asnjë dyshim se Korridori VIII është një projekt strategjik për lidhjen rajonale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tregut. Ndërtimi i përshpejtuar i këtij korridori është një objektiv i yni,” u shpreh ai.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
BEgaj buillgare kryetarja Kuvendi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm, gjykata merr vendimin e pazakontë

më shumë...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama reagon pas takimit me deputetët dhe të deleguarit për Tiranën

më shumë...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, përcjell porositë e Ramës

më shumë...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

3:18

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet...

3:06

Kurti takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Serbinë...

2:46

Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet...

2:25

Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës, kërkon...

2:11

Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç, por flakët...

2:09

Papa Leo XIV surprizon botën e modës,...

Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku
1:37

Burg për Uljan Shpatarakun, ish-zyrtarit të policisë...

1:21

“Po bëhet një kalë i ngordhur”, Berisha...

Foto ilustruese
12:54

Kontrolle në Pukë dhe Fushë-Arrëz për drogë,...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.