Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 November 2025
Vizion fokus

E FORTË/ Nëse mbyllet SPAK plas “LUFTA”, eksperti zbulon:...

ZBRAZEN XHEPAT e shqiptarëve, pedagogu: Shqipëria me ushqime dyfish...

E FRIKSHME/ Skema e PENSIONEVE, ja ç’ndodh në 10...

Kush e “ha” nga integrimi në BE? Pedagogu: Të...

SKEMA e Ramës, lëshon sovranitetin për pushtetin/ Shqipëria pa...

SPAK “fut” në çark Veliajn? Eksperti përgjigjet në QUO...

Pse nuk “ndez” opozita e Berishës? Stringa tregon se...

Shqiptarëve u është “regjur lëkura”/ Eksperti tregon zanafillën e...

Kush ia “fik” zilen Ramës e Berishës? Azmi Stringa...

Parashikoi suksesin e SPAK 4 vite më parë, eksperti:...

Presidenti Begaj uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor nga shkolla e tij e fëmijërisë në Gosë

8 Shtator 09:46

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zgjodhi shkollën e tij të vendlindjes në fshatin Gosë për të përcjellë urimet me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Kreu i Shtetit u takua me nxënës, mësues e prindër, duke ndarë emocionet e kësaj dite të veçantë dhe duke theksuar rëndësinë që ka arsimi në formësimin e individit dhe shoqërisë.

“Një shkollë e fortë formëson qytetarë të ditur. Qytetarët e ditur ndërtojnë shoqëri të zhvilluar, të ardhme të ndritur dhe Shqipëri të fortë,” u shpreh Presidenti Begaj.

Ai i kushtoi një mesazh të veçantë nxënësve të klasës së parë, me të cilët ndau përvojën e tij të hershme në këtë shkollë, duke nënvizuar se këtu vendoset baza e dijes dhe ndërtohen miqësitë e para.

“Këto vite janë thesari juaj më i madh, janë suksesi i të ardhmes suaj. Mësoni me përkushtim, por edhe me gëzim. Jini kurioz, kërkoni dhe ëndërroni çdo ditë,” tha ai.

Presidenti Begaj u ndal edhe te misioni i mësuesve, të cilët i cilësoi si shtylla të së ardhmes së vendit: “Mësuesia është profesion i pasionit dhe sakrificës, profesion që ndërton të ardhmen e kombit. Kontributi juaj mbetet i pashlyeshëm.”

Në fjalën e tij, ai i dha një rëndësi të veçantë gjuhës shqipe, duke theksuar se ruajtja e saj është çelësi i suksesit afatgjatë. “Alfabeti ynë është thesari që na bashkon. Duke u përkujdesur për gjuhën, ne ruajmë traditat dhe kulturën tonë të pasur,” theksoi Presidenti.

Po ashtu, Kreu i Shtetit vuri theksin te integrimi i shkollës me risitë teknologjike, por pa humbur vlerat njerëzore. Ai u shpreh se rrjetet sociale dhe mjetet dixhitale nuk mund të zëvendësojnë respektin, miqësinë dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Në përfundim, Presidenti Begaj uroi që ky vit i ri shkollor të jetë i mbarë dhe i suksesshëm për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, duke i ftuar të gjithëve të kontribuojnë me punë, pasion dhe përkushtim për një të ardhme më të ndritur.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
BEgaj shkolle Viti I Ri

Nga e njëjta kategori

RREZIK KOMBËTAR! Analfabetizëm dhe skamje: Kanë hequr mishin, hanë oriz

më shumë...

ZBRAZEN XHEPAT e shqiptarëve, pedagogu: Shqipëria me ushqime dyfish më shumë se Holanda

më shumë...

TRONDITËSE! Popullsia në kufi mbijetese: 1 MILIONË kanë ikur, janë rritur të moshuarit

më shumë...

Kush e “ha” nga integrimi në BE? Pedagogu: Të parët e pësojnë shqiptarët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Krim horror në Greqi/ Nusja e varur nga kumari masakron vjeh...
  • EMRI/ Atentati në Lushnjë, kush ishte shënjestër e të shtëna...
  • Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë, qëllohet me breshëri dr...
  • “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë”, Rita Ora hab...
  • “21 janari”, Meta kërkesë SPAK: Dua të më merrni në pyetje n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.