Arrestohet ish-pronari i universitetit Kristal. Policia i ka vene prangat Ahmet Muçes, ndërsa ka shpallur ne kërkim nje tjetër person. Mësohet se Muca akuzohet per shitje te diplomave edhe pasi universiteti i tij ishte mbyllur. Prej afro dy muajsh, Prokuroria kishte nisur nje hetim ndaj ish-pronarit te Kristalit, pasi kishte siguruar te dhëna per aktivitetin e tij te jashtëligjshëm.
Referuar burimeve nga organi i akuzës, behet me dije se Muca dhe personi i shpallur ne kërkim lëshonin diploma kundrejt vlerave nga 1500 deri ne 2500 euro. Arrestimi i ish-pronarit te Kristalit u be pas vendimit te marre nga gjykata.





