Subscribe

“PORTRETI I PAMBARUAR” është një nga filmat më të rinj, i cili prezantohet në kinemanë shqiptare. Një ngjarje e bazuar në histori të vërtetë, sjell dashurinë e pamundur mes një djali shqiptarë me vajzën e ambasadorit italian në vitin 1980.

 

Regjisori Namik Ajazi ka punuar për gati tre vjet duke bërë kërkime në ish-Arkivën e ministrisë së Brendshme dhe jo vetëm.

 

NAMIK AJAZIT

REGJISOR

“Kjo histori është e ngjashme me njërën nga 7 historitë e dhimbshme të djemve që u dashurun me vajza të huaja. Janë 7 të tilla në arkivin e sistemit. Pra ne me këtë film menduam ti bëjmë një homazh të gjithë atyre që guxuan të kishinj një ndjenjë kaq të pastër si dashuria por të pamunur për shkak të regjimit.”

 

Futja në rol sidomos e aktorëve protagonistë të cilët nuk e kanë jetuar atë periudhë ishe një nga sfidat më të mëdha të këtij realizimi

ANTON KODRINAJ

AKTOR

“Jam mundu me ndejt në kornizën e atyre viteve. Me e mbajt karakterin e ndrojtur yë atij djalit që dashuirohet me vajzën e ambasadorit Italian. Jam munduar të studioj dhe të  shoh videot e personazheve që i kanë përjetuar këto histori dhe jam munduar sa më shumë ti afrohem.”

Filmi ka një kast aktorësh italian dhe shqiptarë, që nga Alfred Trebicka, Raimonda Bulku, Mehdi Malkaj Gulielm Radoja e të tjerë. Film ky ku Radoja luajti pak para se të ndërronte jetë.

 

RAJMONDA BULKU

AKTORE

“Kishim një rezonancë të jashtëzakonshme dhe komunikim shumë të mirë. Ne ishim një familje dhe e kuptuam shumë mirë këtë ndodhi të djalit tonë që skishte asnjë faj pse kishte dashururar këtë vajzën e re, nderkohe e dinim më shumë se ai vetë se çka mund të ndodhte.”

 

Pas pjesëmarrjes në disa festivale të rëndësishme, produksioni shqiptaro-italian është vlerësua me çmimin “Filmi më i mirë me metrazh të gjatë” në edicionin e XXI të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Gjermani.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *