Ish-deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo ka hedhur akuza në drejtim të kryeministri Edi Rama lidhur me paketën “Anti-KÇK”.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Pollo shkruan se ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së e bënë “hasha Ramën”, pasi deklaruan se nuk ishin njohur me këtë çështje dhe për këtë arsye nuk mund të flisnin.

 

Ndër të tjera, Pollo theksoi se kryeministri Edi Rama nuk po i “keqpërdor më ndërkombëtarët si gjethe fiku”.

 

“Edi Rama nuk po i keqpërdor dot më ndërkombëtarët si gjethe fiku.
◦ Në dhjetor Edi Rama tha se për ligjin antifjalë ishte marë vesh 100% me OSBE-në. Përfaqësuesi për Lirinë e Medias në OSBE z. Harlem Désir e përgënjeshtroi një ditë më pas, dhe sërish në janar.

◦ Në 28 janar Edi Rama u kërkoi “autoriteteve italiane” të mohonin ekzistencën e raportit ende konfidencial të policisë italiane i cili dëshmon se në vitin 7 të qeverisë Rama kultivimi i kanabisit u rrit 1200%. Informacioni i plotë mbi raportin u publikua në 27 janar nga RAI3. Autoritetet italiane nuk e bënë këtë deklaratë e prandaj Rama dërgoi vrrik në Itali zv. ministrin e brendshëm Hodaj për të takuar me ngut zyrtarë italianë e për të thënë pas takimeve se raportimet e mediave nuk janë të vërteta. Këtë deklaratë të zv ministrit të tij Rama e shiti në publik si “mohim të ekzistencës së raportit nga autoritetet italiane”.

◦ Prej javësh na thotë se ligjin KÇK , i cili po rezulton një vegël shtesë që banditët në pushtet të kapin ç’të mundin sa pa ikur, e ka kopsitur me amerikanët dhe europianët. Dje si Ambasada e ShBA-së po ashtu edhe Delegacioni i Bashkimit Europian e bënë hasha Ramën edhe në këtë çështje. Rama po kthehet çdo ditë e më shumë në problem e në një pengesë brenda e jashtë vendit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *