E premte, 23 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Policia “rrëmben” skafet në jug/ Pronarët protestojnë në Dhërmi e Vlorë: Sekuestrime pa paralajmërim

Pronarët e mjeteve lundruese në Dhërmi dhe Durrës kanë protestuar sërish, ndaj urdhrit verbal për të bllokuar qarkullimin e skafeve dhe motorëve të ujit, pas ngjarjes tragjike në Himarë.

 

Reklamë

Këtë të hënë disa prej tyre që operojnë në Dhërmi dhe që janë të pajisur edhe me licencë turistike kanë hedhur akuza në drejtim të policisë, pasi i ka sekuestruar mjetet gjatë natës pa paralajmërim.

 

Reklamë

Përveç sekuestrimit pa njoftim, pronarët e mjeteve ankohen edhe për selektivitet, pasi sipas tyre ka skafe që po punojnë gjatë këtyre ditëve

 

Të njëjtin shqetësim kanë ngritur pronarët edhe në Durrës. Disa prej tyre zhvilluan një takim në drejtorinë e kufirit në qytetin bregdetar, por pa rezultat

 

E gjithë kjo situatë po sjell një reaksion zinxhir, pasi bizneset po dëmtohen ekonomikisht edhe pse kanë paguar detyrimet dhe janë të pajisura me leje

 

Pronarët e mjeteve lundruese paralajmërojnë se protestat do të përshkallëzohen dhe nëse kjo situatë nuk gjen zgjidhje do t’i drejtohen gjykatës.

Më shumë video

Reklamë