Policia e Korçës ka arrestuar  në flagrancë 3 shtetas, bashkëpunëtorë midis tyre për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, por edhe si rezultat i veprimeve të mirëorganizuara bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
Pandeli Gjylapi, 26 vjeç
Stavri Fani, 24 vjeç dhe
Lorenc Çipi, 29 vjeç, të tre banues në Korçë.
Më datë 29.04.2017, në lagjen nr 10 në Korçë, tre shtetasit e mësipërm po lëviznin me mjetin tip “Ford”,me targa AA 315 PT, me drejtues shtetasin Pandeli Gjylapi.
Gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë  kanë ushtruar ndaj këtij të fundit, në xhepin e xhupit të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
2,6 gr lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.
Këta shtetas kanë tentuar të hedhin, edhe 1 qese farmaceutike me peshë 50 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Në vijim të kryerjes së veprimeve proceduriale në lidhje me këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Pandeli Gjylapi u gjet gjithashtu një sasi prej rreth 12  kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, e vendosur në bidona plastikë,
1(një) peshore elektronike me ngjyrë jeshile, disa qese të ndryshme farmaceutike.
1(një) grirëse, për lëndë narkotike të llojit Canabis Sativa.
Si edhe një sasi vlere monetare prej 90 Euro, dhe 237.500 lek të reja me prerje të ndryshme.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni  283/2 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *