Policia e Shtetit ka zbardhur tentativën për trafikimin e 2.6 ton marijuanë nga Shqipëria që u kap në Mal të Zi.

Përveç shoferit të kamionit që u arrestua nga policia malazeze janë arrestuar edhe Arlind Tabaku e Perparim Shurdhi, banues në Lushnje.

Një person i tretë është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor.

Përparim Shurdhi, prej gushtit të vitit 2009 disponon në Lushje një biznes që ka si objekt punime ndërtimi. Pikërisht në këtë biznes, dyshohet të jenë ngarkuar kutitë e mbushura me 2.6 ton drogë në kamionin e kapur në Malin e Zi.

Në lidhje me këtë ngjarje, në Mal të Zi është arrestuar dy ditë më parë shoferi i kamionit, Ervis Çalliku, i cili këtë të enjte ka dalë para trupit gjykues në Podgoricë dhe është njohur më masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë. Droga kishte si destinacion Gjermaninë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *