E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 20 minuta më parë
Vendi

Policia e Shtetit dhe Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar forcojnë bashkëpunimin kundër krimit

Në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që zhvilloi punimet në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim me Tom Dowdall, zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar, për të konfirmuar angazhimin e përbashkët kundër krimit.

Gjatë takimit u theksua se, bashkëpunimi i shkëlqyer dhe produktiv i Policisë së Shtetit dhe NCA-së në shumë fusha ka dhënë rezultate konkrete. Të dy drejtuesit ranë dakord se, ky bashkëveprim duhet intensifikuar për të shtuar goditjet ndaj krimit në tërësi dhe atij të organizuar në veçanti.

Reklamë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe zëvendësdrejtori i NCA-së vlerësuan rëndësinë e shkëmbimit të shpejtë të informacionit dhe koordinimit dy e shumëpalësh për të ndërprerë aktivitetin e rrjeteve kriminale, që dëmtojnë sigurinë publike të të dy vendeve.

Delegacioni i NCA-së falënderoi Shqipërinë dhe Policinë e Shtetit për organizimin e Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë