Policia e Kosovës ka gjetur pesë granathedhës në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan.

Sipas mediave në Kosovë, lajmë është konfirmuar nga Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë në veri.

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, u shpreh Elshani.

Në shtator të vitit të kaluar në Banjskë u sulmua Policia e Kosovës nga një sulm terrorist, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *