E hënë, 26 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Policia “blindon” sërish MEK/ Kontrollon automjetet që hyjnë e dalin nga kampi në Manëz dhe personelin

Pas aksionit të disa ditëve më parë, Policia e Shtetit është rikthyer në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

 

Reklamë

Që në mëngjes herët, efektivë të shumtë u stacionuan në hyrje të kampit, duke kontrolluar te gjitha automjetet që hynin drejt kampit, si dhe ato që dilnin prej andej. Kontrolle u ushtruan edhe tek personeli që është i punësuar në këtë kamp, kryesisht banorë të zonës që kryejnë shërbime të ndryshme.

 

Reklamë

9 ditë më parë, me vendim të Gjykatës së Posaçme, Policia e Shtetit ushtroi kontroll në ambientet e kampit të MEK, kontroll që nxiti reagimin e banorëve të kampit, sidomos në momentin kur agjentët hynë në zyrat ku ndodheshin serverët dhe filluan të sekuestronin pajisjet kompjuterike.

 

SPAK njoftoi së kontrollet u zhvilluan në kuadër të luftës kundër sulmeve kibernetike dhe terrorizmit, dhe vijnë pas hetimeve që nisën për sulmet me të cilat u përball vendi një vit më parë.

 

Më shumë video

Reklamë