E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Vendi

Policia, aksion për shoferët e dehur

Ndëshkimet e larta te policisë rrugore nuk u bëjnë efekt shofereve shqiptare. Ata vazhdojnë te kryejnë shkeljet me te renda qe ka kodi: i japin makinës te dehur, kalojnë semaforin me te kuqe dhe ecin me shpejtësi shume te madhe. Kete e tregojnë te dhënat ne përfundim te aksionit te rrugoreve ne nisje te fundjavës. 11 drejtues mjetesh u arrestuan. 9 kishin konsumuar shume alkool, dy te tjerë nuk kishin leje drejtimi. Por nuk mbaron ketu. 23 shoferë të tjerë i kanë shpëtuar burgut, ndonëse kishin konsumuar alkool afër normës së lejuar. Atyre iu eshte sekuestruar vetë m patenta. Ndërsa 13 të tjerëve, leja e drejtimit ju mor pasi lëviznin me shpejtësi të madhe. Rasti më ekstrem ndodhi në Tiranë ku drejtuesi i automjetit qarkullonte me pasagjerë të mitur pa u vendosur rripin e sigurimit. Dhe ne fund, policia regjistroi miliona leke te ardhura nga penalitetet: 209 gjoba – qe tashme eshte 15 mije leke – u vunë për mos vendosje të rripit të sigurimit. Aksioni i rrugorëve përfshiu edhe drejtuesit e motoçikletave, pasi ata lëviznin lëviznin pa kasa mbrojtëse.

Më shumë video

Reklamë