Policia e Tiranës ka kryer një aksion në lokalet e kryeqytetit gjatë orëve të para të mëngjesit të 12 shkurtit. Për pasojë, 11 persona u arrestuan, midis të cilëve edhe pronari i një lokali. Ata u prangosën sepse akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit.

 

Në pranga ranë shtetasit Xh. S., 21 vjeç, K. A., 20 vjeç, H. Ç., 24 vjeç, Sh. G., 38 vjeç, B. Ç., 30 vjeç, D. C., 21 vjeç, A. A., 35 vjeç, të shtatë banues në Tiranë dhe E. Ç., 25 vjeç, S. M., 44 vjeç dhe F. K., 42 vjeç, të tre banues në Fier.

 

Si prova materiale u sekuestruan një tavolinë e përshtatur për tavolinë pokeri, sasi lekësh dhe eurosh, fisha dhe letra bixhozi, një bllok me shënime për aktivitetin në fushën e lojërave të fatit, një DVR, si dhe telefona që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *