Subscribe

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Luan Cenollarit, punonjës i Policisë së Burgjeve, i cili humbi jetën në një aksident orët e para të mëngjesit në zonën e “21 Dhjetorit”.

 

Ndërsa premton ndihmë sipas ligjit për familjen e viktimës, ministri gjithashtu thekson se do të angazhohet për të përmirësuar problematikat për punonjësit e policisë së burgjeve.

 

“Aksident automobilistik, ndahet nga jeta punonjësi i Policisë së Burgjeve. Pas një aksidenti të rëndë automobilistik, ditën e sotme 11.11.2021, rreth orëve të para të mëngjesit, ka humbur jetën inspektor Luan Cenollari, 57 vjeç, punonjës i Policisë së Burgjeve prej së paku 16 vjetësh. Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë, djalin 27 vjeç dhe vajzën 22 vjeç. Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja shprehu hidhërimin e tij për këtë humbje si dhe ngushëllimet më të thella për familjen dhe të afërmit e të ndjerit. Ai u interesua që familja të ketë përkujdesjen maksimale sipas ligjit, si dhe shprehu angazhimin e tij për ndryshimin dhe përmirësimin e problematikave për punonjësit e policisë së burgjeve. Stafi i Ministrisë së Drejtësisë I shpreh ngushëllimet familjes së Luan Cenollarit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *