Subscribe

Këto janë 22 varret e dëmtuara qëllimisht gjatë natës ne Varrezat e Dëshmorëve në Pogradec. Persona të panjohur kanë dhunuar, thyer e shkatërruar pllakat e sipërme dhe jo vetëm. Policia ka nisur hetimet, por nuk ka asnjë të dhënë mbi autorët dhe motivet e këtij akti të pazakontë. Paraprakisht, dyshohet se agresorët kanë përdorur edhe vare për të thyer varret. Bashkia po merr masa për të riparuar dëmet, ndërkohe qe Komiteti i Veteraneve ka reaguar, duke thënë se kjo është vepër e pinjollëve te fashistëve. Veteranët kërkojnë që policia të veprojë me shpejtësi për të gjetur personat përgjegjës.
Kjo është hera e parë që në Pogradec ndodh një shkatërrim masiv i Varreve te Dëshmorëve të Luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *